Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Viti 3
Semestri i verës 2020
Duke konsideruar që studentët kanë tashmë njohuritë bazë në programim dhe teknologjitë e informacionit, ky kurs synon t'i njohë ata me njohuritë fillestare në lidhje me inxhinierimin e softuerit. Ai përshkruan hapat kryesore të ciklit jetësor, detaje mbi menaxhimin e projektit si dhe mbledhjen e kërkesave dhe modelimin e softuerit. Pjesë e kursit është një projekt i cili do të zhvillohet gjatë gjithë semestrit dhe synon t'i japë zgjidhje një situate reale biznesi, sociale apo akademike.
Kontakti
Ju lutem përfshini në subjektin e email-it frazën [InSw20].
Email-et që nuk përmbajnë këtë subjekt nuk do të marrin përgjigje.
Referenca dhe literaturë
Software Engineering (9th edition), Ian Sommerville, Addison-Wesley 2010
Software Engineering: A Practitioner's Approach (7th edition), R. S. Pressman, Mcgraw-Hill 2009 |