Kompilatorë

Master i Shkencave në Informatikë, Viti 1

Semestri i verës 2017

Ky kurs trajton njohuritë bazë mbi ndërtimin e kompilatorëve. Identifikohen fazat e veçanta të kompilimit si analiza leksikore, sintaksore dhe semantike duke vënë në dukje mjetet teorike mbështetëse si shprehjet e rregullta, automatët e fundëm, pemët e parsimit, gramatikat pa kontekst, etj. Kursi ilustron gjithashtu përdorimin konkret gjatë fazave të kompilimit të kornizës teorike mbështetëse. Studentët inkurajohen të eksperimentojnë me mjete ndihmëse në gjenerimin e kompilatorëve të bazuara në teknologji JAVA.

Kontakti

Ju lutem përfshini në subjektin e email-it frazën [Komp17].
Email-et që nuk përmbajnë këtë subjekt nuk do të marrin përgjigje.

Vlerësimi

Zgjidhje ushtrimesh    20%
Provimi final                80%

Mundësi pikësh bonus
Projekti

Kursi përshin një projekt opsional që vlerësohet me minimumi 20 pikë bonus. Detajet shtesë do të publikohen në javët në vijim.

Materiale

Referenca dhe literaturë

Modern Compiler Implementation in Java., A.W. Appel, J. Palsberg, Cambridge University Press, 2002.
Compilers – Principles, Techniques, and Tools; 2nd ed., A. Aho, M.S. Lam, R. Sethi, J.D. Ullman,  Addison-Wesley, 2007.