Njoftime‎ > ‎

[ALI1415] Projektet e kursit

posted Jan 27, 2015, 7:54 AM by Klesti Hoxha   [ updated Jan 27, 2015, 2:46 PM ]
Njoftohen të gjithë studentët e kursit "Administrim Linux" që datat e prezantimit të projekteve shtyhen në 10 dhe 17 shkurt. 

Mund të kontrolloni listën e projekteve për më shumë detaje. Të gjithë pjesëtarët e grupit duhet të jenë prezentë gjatë prezantimit të projektit, në të kundërt humbasin pikët.

Deri në datë 9 shkurt 2015 të gjithë grupet e projekteve duhet të dorëzojnë dokumentimin e projektit. Ai duhet të përfshijë:
  • Emrat e studentëve që punuan
  • Dokumentim të të gjithë hapave që u ndoqën për të realizuar projektin
  • Screenshot-e ilustruese për procesin e punës
  • Në rast përfshirjesh skedarësh konfigurimi apo skriptesh, këto duhet të jenë të bashkëngjitura
Dorëzimi duhet të bëhet në format PDF ose ZIP (nëse ka skedarë të bashkëngjitur).

Subjekti që duhet të përdorni për dorëzimin duhet të jetë: [ALI1415] Dorezim Projekti

Penalizime të mundshme:
  • Mos përdorim i subjektit korrekt (-5 pikë)
  • Mos përdorim i formatit të kërkuar (-5 pikë)
  • Dorëzim me vonesë (-5 pikë për çdo ditë vonesë)
  • Mos njohje e detajeve të projektit (penalizime individuale)
Punë të mbarë




Comments