Njoftime‎ > ‎

[ASI1314] Raporti final

posted Jan 7, 2014, 4:44 AM by Klesti Hoxha   [ updated Jan 7, 2014, 6:52 AM ]
Të gjithë studentëve të kursit Analizë Sistemesh Informacioni ju kujtoj që dorëzimi i raportit final për projektin e kursit duhet të bëhet deri më datë 22 Janar. Për çdo ditë vonesë do të ketë një penalizim prej -3 pikë.

Për këtë raport duhet të dorëzoni:
  • Skemën e bazës së të dhënave
  • Arkitekturën fizike/logjike. Fokus i veçantë tek dekompozimi funksional, pra modulet, nënsistemet
  • Detaje mbi strategjinë e ruajtjes së të dhënave që keni përdorur
  • Modeli konceptual object-oriented, klasat entitet, kufi, kontrollor, kartat CRC për çdo klasë
  • Diagramë klasash e plotë (e sistemit që po programoni)
  • "Kontratat" e çdo klase, pra invariantet, parakushtet, paskushtet
  • Raport përmbyllës nga menaxheri i projektit: ecuria e projektit, mbulimi i orëve të punës, realizimi i kërkesave deri në çpikë, etj.
  • Kodin burim
Ky raport së bashku me prezantimin final vlerësohet me 15 pikë.

Punë të mbarë dhe suksese
Comments