Njoftime‎ > ‎

[ASI1415] Dorëzimi i tretë

posted Feb 13, 2015, 9:45 AM by Klesti Hoxha
Të gjithë studentët e kursit "Analizë Sistemesh Informacioni", deri më datë 20.2.2015 duhet të kenë dorëzuar:

  1. Një listë të use case të sistemit dhe referencën për tek diagrama BPMN që bazohen (procesi i biznesit)
  2. Dekompozimi në nënsisteme (për çdo nënsistem duhet të përshkruhen dhe shërbimet përkatëse)
  3. Listë e komponentëve ekzistuese që sugjeroni të përdoren (opsionale)
  4. Kartat CRC për çdo klasë entitet dhe kufi
  5. Diagramën e klasave entitet
  6. Diagramën e bazës së të dhënave relacionale
  7. Një diagramë e përgjithshme që përmban klasat entitet, kufi dhe kontrollorë (opsionale)
  8. Për çdo use case, të paraqiten në një diagramë më vete klasat entitet, kufi dhe kontrollorë që marrin pjesë në të
  9. Dy diagrama sekuence për dy use case komplekse të sistemit që propozoni
Ky dorëzim vlerësohet me 12 pikë.

Email i dorëzimit përkatës duhet të ketë subjektin [ASI1415] Dorezimi 3 

Dorëzimi duhet të jetë detyrimisht në format PDF

Penalizime të mundshme:
  1. Për çdo ditë vonesë aplikohet një penalizim prej 3 pikësh
  2. Mos përdorimi i subjektit të përmendur më sipër penalizohet me 5 pikë
  3. Dorëzimet që nuk janë në format PDF automatikisht vlerësohen me 0 pikë!
Punë të mbarë
Comments