Njoftime‎ > ‎

[ASI1415] Prezantimet e survey paper

posted Feb 13, 2015, 9:30 AM by Klesti Hoxha
Njoftohen të gjithë studentët e kursit "Analizë Sistemesh Informacioni" që janë shpallur oraret e prezantimit për survey paper e dorëzuara. Prezantimet janë të organizuara në dy sesione, përkatësisht të hënën (16 shkurt) dhe të martën (17 shkurt). Pjesëmarrja është e detyrueshme për të gjithë studentët e sesionit.

Ju kujtoj që është e detyrueshme që të gjithë anëtarët e grupit të jenë prezentë gjatë prezantimit, në të kundërt humbasin pikët përkatëse.

Për prezantimin mund të ndiqni strukturën e punimeve tuaja, por mund të ndërtoni dhe një rrjedhë tjetër.

Suksese


Comments