Njoftime‎ > ‎

Dorëzimet e rradhës në ASI1314

posted Nov 30, 2013, 6:18 AM by Klesti Hoxha   [ updated Dec 13, 2013, 10:11 AM ]
Të gjithë studentëve të kursit Analizë Sistemesh Informacioni ju kujtoj datat e dorëzimeve të rradhës.

Survey paper

Versioni final duhet të dorëzohet në datë 8 dhjetor. Për çdo ditë vonesë do zbriten 4 pikë. Ata që e kanë filluar me vonesë mund të sjellin draftin e dytë të Hënën në datë 2 dhjetor.

Projekti

Dorëzimi i rradhës i projektit duhet bërë deri në datë 18 dhjetor. Ky dorëzim vlerësohet me maksimumi 9 pikë. Për çdo ditë vonesë në dorëzim do zbriten 2 pikë. Dorëzimi duhet të përmbajë:

  • Diagramat BPMN (të paktën një diagramë të proçeseve të biznesit siç ishin)
  • Diagramat BPMN të etiketuara (për sistemin që propozohet, mund të dorëzoni dhe drejtpërdrejtë këto të fundit)
  • Specifikimin e kërkesave (funksionale, jo funksionale). Kërkesat funksionale duhet të specifikohen sipas template që kemi trajtuar në leksionin "nga BPMN tek kërkesat"
  • Një (ose disa) kërkesë për ofertë, kërkesë për propozim, ose kërkëse për informacion dërguar një pale të tretë. Supozoni se po kërkoni informacion mbi produkte apo shërbime të palëve të treta që duhen përfshirë në sistemin e dizenjuar nga ju
  • Raport të ecurisë së përgjithshme (nga menaxheri) dhe planit për javët që kanë mbetur
Punë të mbarë dhe suksese

Comments