Njoftime‎ > ‎

Dorëzimet e rradhës në kursin ASI [ASI13]

posted Oct 29, 2013, 9:58 AM by Klesti Hoxha
Ju kujtoj që datat e dorëzimeve të rradhës për kursin ASI janë si më poshtë:

4 nëntor - Dorëzimi i drafit të parë të survey paper

Duhet të dorëzoni draftin e parë të survey paper i cili duhet të përfshije listën paraprake të referencave, strukturën e artikullit si dhe ndonjë shtjellim paragrafi të mundshëm (p.sh hyrja). Ju kujtoj se duhet të përdorni template që gjendet tek faqja e kursit. Maksimumi 2 faqe

6 nëntor - Dorëzimi i studimit të fizibilitetit

Duhet të dorëzoni një studim fizibiliteti (në mënyrë të ngjashme me atë që keni bërë në Inxh. Software) për projektin tuaj. Përshkruani hollësisht situatën aktuale dhe vini në dukje përfitimet. Maksimumi 6 faqe.

Ky dorëzim vlerësohet me 6 pikë në total. Për çdo ditë vonesë, penalizimi është -2 pikë.

Punë të mbarë
Comments