Njoftime‎ > ‎

[InSw14] Raporti final

posted May 7, 2014, 3:31 AM by Klesti Hoxha   [ updated May 7, 2014, 3:41 PM ]
Të gjithë studentët e kursit Inxhinieri Software që po zhvillojnë projektin e kursit, deri më datë 23.5.2014 duhet të dorëzojnë raportin final të tij. 
Kujdes: Për këtë raport nuk lejohet dorëzimi me vonesë.

Ky raport duhet të përmbajë:
  • Arkitekturën e sistemit
    • Arkitekturën fizike
    • Arkitekturën logjike (dekompozim funksional plus ndonjë skemë tjetër)
  • Modelimin e sistemit
    • Diagramën e kontekstit
    • Modelimin e rrjedhës së punëve (të paktën 3 diagrama aktiviteti ose DFD ku duhet të përfshihen funksionalitet kryesore të sistemit tuaj)
    • Skemën e bazës së të dhënave
    • Diagramë klasash (opsionale)
  • Gjëndien finale të projektit
    • Screenshot-e të ndërfaqes
    • Kodin burim (edhe nëse nuk është plotësisht funksional)
  • Detaje përfundimtare mbi vlerësimin e ndërfaqes së përdoruesit
Përveç të mësipërmeve mund të raportoni dhe për detaje shtese të cilat i konsideroni me rëndësi për projektin tuaj.

Menaxherët e projekteve duhet gjithashtu të dorëzojnë një raport për mbylljen e projektit (vlerësim individual). Ky raport duhet të përmbajë:
  • Analizë të rezultateve të arritura
    • Një listë të punëve (tasks) dhe milestone të realizuar përfshirë personat përgjegjës
    • Një listëve të punëve që nuk u arritën të realizohen
  • Grafikun Milestone Trend Analysis (konsultohuni me leksionin përkatës)
  • Një analizë të ecurisë së dorëzimeve dhe shkaqeve të vonesa të mundshme
  • Probleme dhe mësime të nxjerra
Ky raport së bashku me prezantimin final (detajet do jepen më vonë) dhe projektin përfundimtar vlerësohet me 15 pikë

Penalizime të mundshme:
  • Mos dorëzimi i kodit burim: -8 pikë
    • Kodi burim duhet të dorëzohet pavarësisht gjendies që ndodhet projekti
  • Përdorimi i një shqipe jo korrekte dhe organizim i keq i raportit: -5 pikë
    • Kjo vlen për raportin final dhe për raportin e menaxherit
Pas dorëzimit të raportit ju lejohet të punoni mbi projektin tuaj (programim) deri në ditën e prezantimin final.

Punë të mbarë dhe suksese!

Comments