Njoftime‎ > ‎

[InSw14] Raporti i dytë

posted Apr 7, 2014, 5:49 AM by Klesti Hoxha   [ updated Apr 16, 2014, 10:13 AM ]
Të gjithë studentët e kursit Inxhinieri Softi, deri më datë 22.4.2014 duhet të dorëzojnë raportin e rradhës të projektit të kursit. Në këtë raport duhet raportuar puna e realizuar pas raportit të fizibilitetit. Përmbajtja duhet të reflektojë proçesin software që po ndjek skuadra, pra zgjedhja se çfarë duhet paraqitur në këtë raport është pjesë e vlerësimit. Për specifikimin e kërkesave mund të përdorni dhe template e ofruar.

Ky raport mund të përmbajë:
  • Skenarë përdorimi
  • Specifikim kërkesash
  • Detaje mbi prototipe të ndërtuara
  • Vlerësime të prototipeve të ndërfaqes së përdoruesit
  • Detaje mbi inkrementet (nëse po ndiqet proçes inkremental)
  • Si dhe çdo detaj tjetër që ju e konsideroni me vend për t'u raportuar në këtë moment.
Kujdes: Ky raport duhet të përmbajë gjithashtu detaje mbi ecurinë e punës si dhe planifikimet për javët e mëtejshme. Menaxherët të sigurohen të përfshijnë këtë informacion në një format sa më të përshtatshëm.

Dorëzimi i vonuar do ketë një penalizim prej -2 pikësh për çdo ditë vonesë.
Comments