Njoftime‎ > ‎

#InSw15 Projekti më i mirë

posted Jun 12, 2015, 11:09 AM by Klesti Hoxha   [ updated Jun 12, 2015, 11:13 AM ]
Projekti më i mirë i kursit Inxhinieri Softi për semestrin e verës 2015 shpallet:

ENTER - entertainment & events

Vendimi bazohet mbi ecurinë e përjavshme, rezultatet e arritura, kompleksitetin e zgjidhjes si dhe procesin e orientuar ndaj përdoruesit që është përdorur për të zhvilluar zgjidhjen softuerike.

Të gjithë anëtarët e skuadrës vlerësohen me 10 pikë bonus.

Menaxheri më i mirë i projektit shpallet: 

Nejdi Kroi i projektit E-Student (Njohuri,argetim,pune vullnetare ,portofol personal) i cili vlerësohet me 10 pikë bonus

Vlerësime shtesë 

Si rrjedhojë e produktit cilësor të arritur brenda një afati të shkurtër kohor vlerësohen me 5 pikë bonus të gjithë anëtarët e skuadrave të projekteve të mëposhtme:
  • Life 360 (Progam mobile informues bazuar në vendndodhjen e përdoruesve)
  • E-Student (Njohuri,argetim,pune vullnetare ,portofol personal)
  • Informatizimi i Administrimit të Një Blloku Pallatesh
Përgëzime të gjithë skuadrave të tjera për rezultatet e arritura, shumë prej tyre ishin punë serioze të penalizuara ndoshta nga mungesa e eksperiencës.

Suksese në provim