Njoftime‎ > ‎

#InSw15 Raporti final i projektit të kursit

posted May 25, 2015, 2:17 AM by Klesti Hoxha   [ updated May 27, 2015, 11:25 AM ]
Raporti final i projektit të kursit Inxhinieri Software duhet dorëzuar  deri më datë 31.5.2015.

Kujdes: Për këtë raport nuk lejohet dorëzimi me vonesë.
  
Dorëzimi duhet të realizohet me email duke përdorur subjektin: [InSw15] Raporti Final EMRI_PROJEKTIT

Ky raport duhet të përmbajë:
  • Arkitekturën e sistemit
    • Arkitekturën fizike
    • Arkitekturën logjike (dekompozim funksional plus ndonjë skemë tjetër)
  • Detaje implementimi
    • Dokumentim i zgjidhjeve teknike të realizuara. A janë përdorur komponentë të jashtëm? Cilët janë pjesët përbërëse të programit?
  • Modelimin e sistemit
    • Diagramën e kontekstit
    • Modelimin e rrjedhës së punëve (të paktën 3 diagrama aktiviteti ose DFD ku duhet të përfshihen funksionalitet kryesore të sistemit tuaj)
    • Skemën e bazës së të dhënave
    • Diagramë klasash (modeli i orientuar ndaj objekteve i të dhënave të sistemit tuaj, nuk është e thënë të jetë i implementuar realisht për këtë projekt)
  • Gjëndien finale të projektit
    • Screenshot-e të ndërfaqes
    • Kodin burim (edhe nëse nuk është plotësisht funksional) 
  • Detaje përfundimtare mbi vlerësimin e ndërfaqes së përdoruesit
Përveç të mësipërmeve mund të raportoni dhe për detaje shtese të cilat i konsideroni me rëndësi për projektin tuaj.

Menaxherët e projekteve duhet gjithashtu të dorëzojnë një raport për mbylljen e projektit (vlerësim individual). Ky raport duhet të përmbajë:
  • Analizë të rezultateve të arritura
    • Një listë të punëve (tasks) dhe milestone të realizuar përfshirë personat përgjegjës
    • Një listëve të punëve që nuk u arritën të realizohen
  • Grafikun Milestone Trend Analysis (konsultohuni me leksionin përkatës)
  • Një analizë të ecurisë së dorëzimeve dhe shkaqeve të vonesa të mundshme
  • Probleme dhe mësime të nxjerra
Ky raport së bashku me prezantimin final  dhe projektin përfundimtar vlerësohet me maksimumi 15 pikë

Raportet duhet të jenë në format PDF; kodi burim arkiv (zip, rar, tar)

Penalizime të mundshme:
  • Mos dorëzimi i kodit burim: -8 pikë
    • Kodi burim duhet të dorëzohet pavarësisht gjendies që ndodhet projekti
  • Format i gabuar i dorëzimit: -5 pikë
  • Subjekt i gabuar: -5 pikë

Comments