Njoftime‎ > ‎

#InSw15 Raporti i fundit i projektit të kursit

posted May 26, 2016, 4:47 AM by Klesti Hoxha
Të gjithë studentët e kursit Inxhinieri Softi që po punojnë për projektin e kursit, deri më datë 29 Maj 2016 duhet të dorëzojnë raportin e fundit.

Dorëzimi duhet të realizohet me email duke përdorur subjektin: [InSw16] Mbyllja KODI_I_GRUPIT

  • Arkitekturën e sistemit
    • Arkitekturën fizike
    • Arkitekturën logjike (dekompozim funksional plus ndonjë skemë tjetër)
  • Detaje implementimi
    • Dokumentim i zgjidhjeve teknike të realizuara. A janë përdorur komponentë të jashtëm? Cilët janë pjesët përbërëse të programit?
  • Modelimin e sistemit
    • Diagramën e kontekstit
    • Modelimin e rrjedhës së punëve (për çdo use case të sistemit tuaj)
    • Skemën e bazës së të dhënave
    • Diagramë klasash (modeli i orientuar ndaj objekteve i të dhënave të sistemit tuaj, nuk është e thënë të jetë i implementuar realisht për këtë projekt)
  • Gjëndien finale të projektit
    • Screenshot-e të ndërfaqes
    • Kodin burim (edhe nëse nuk është plotësisht funksional) 
  • Detaje përfundimtare mbi vlerësimin e ndërfaqes së përdoruesit
Përveç të mësipërmeve mund të raportoni dhe për detaje shtese të cilat i konsideroni me rëndësi për projektin tuaj.

Menaxherët e projekteve janë përgjegjës për të mëposhtmet (vlerësim individual):
  • Analizë të rezultateve të arritura
    • Një listë të punëve (tasks) dhe milestone të realizuar përfshirë personat përgjegjës (Mund të jetë dhe Grafiku Gantt i përditësuar)
    • Një listëve të punëve që nuk u arritën të realizohen
  • Një analizë të ecurisë së dorëzimeve dhe shkaqeve të vonesa të mundshme
  • Probleme dhe mësime të nxjerra
Raporti duhet të jetë në format PDF; kodi burim arkiv (zip, rar, tar)

Penalizime të mundshme:
  • Mos dorëzimi i kodit burim: -7 pikë
    • Kodi burim duhet të dorëzohet pavarësisht gjendies që ndodhet projekti

Comments