Njoftime‎ > ‎

#InSw15 Raport i ndërmjetëm i projektit të kursit

posted Apr 26, 2015, 10:34 AM by Klesti Hoxha
Raporti i ndërmjetëm i projektit të kursit Inxhinieri Software duhet dorëzuar  deri më datë 30.4.2015.

Dorëzimi duhet të realihohet me email duke përdorur subjektin: [InSw15] Raporti 1 EMRI_PROJEKTIT

Përmbajtja duhet të reflektojë procesin software që po ndjek skuadra, pra zgjedhja se çfarë duhet paraqitur në këtë raport është pjesë e vlerësimit.

Ky raport mund të përmbajë:
  • Skenarë përdorimi
  • Specifikim kërkesash
  • Detaje mbi prototipe të ndërtuara
  • Vlerësime të prototipeve të ndërfaqes së përdoruesit
  • Detaje mbi inkrementet (nëse po ndiqet proces inkremental)
  • Si dhe çdo detaj tjetër që ju e konsideroni me vend për t'u raportuar në këtë moment.
Kujdes: Ky raport duhet të përmbajë gjithashtu detaje mbi ecurinë e punës si dhe planifikimet për javët e mëtejshme. Menaxherët të sigurohen të përfshijnë këtë informacion në një format sa më të përshtatshëm.

Raporti duhet të jetë në format PDF në një skedar të vetëm.

Bëni kujdes që të përdorni një gjuhë të qartë, paragrafime korrekte dhe formatim të qëndrueshëm.

Ky dorëzim vlerësohet me maksimumi 10 pikë dhe është i detyrueshëm për vijimësinë e projektit

Penalizime të mundshme
  • Subjekt emaili jo korrekt:                             -5 pikë
  • Format jo korrekt:                                        -5 pikë
  • Dorëzim me vonesë (për çdo ditë vonesë):    -2 pikë
Punë të mbarë!
Comments