Njoftime‎ > ‎

#InSw15 Studimi i Fizibilitetit

posted Mar 23, 2015, 1:51 PM by Klesti Hoxha   [ updated Mar 23, 2015, 1:54 PM ]
Të gjithë studentët e kursit "Inxhinieri Software" që kanë zgjedhur të zhvillojnë projektin e kursit, deri më datë 29.3.2015 duhet të kenë dorëzuar raportin e studimit të fizibilitetit.

Në këtë lidhje mund të gjeni një strukturë të mundshme të këtij raporti. Është me rëndësi që raporti të përmbajë informacione mbi të gjithë çështjet e ngritura në leksionin përkatës.

Dorëzimi duhet të realihohet me email duke përdorur subjektin: [InSw15] Fizibiliteti EMRI_PROJEKTIT

Raporti duhet të jetë në format PDF në një skedar të vetëm.

Bëni kujdes që të përdorni një gjuhë të qartë, paragrafime korrekte dhe formatim të qëndrueshëm.

Ky dorëzim vlerësohet me maksimumi 10 pikë dhe është i detyrueshëm për vijimësinë e projektit

Penalizime të mundshme
  • Subjekt emaili jo korrekt:                             -5 pikë
  • Format jo korrekt:                                        -5 pikë
  • Dorëzim me vonesë (për çdo ditë vonesë):    -2 pikë
Punë të mbarë!