Njoftime‎ > ‎

Kriteret e vlerësimit për survey paper [ASI1314]

posted Dec 5, 2013, 3:35 AM by Klesti Hoxha   [ updated Dec 5, 2013, 3:43 AM ]
Më poshtë paraqiten kriteret e vlerësimit për survey paper që do dorëzojnë studentët e kursit ASI.

  1. Cilësia e gjuhës së përdorur: paragrafimi, shqipja korrekte, zbatimi i rregullave drejtshkrimore: 4 pikë
  2. Cilësia e artikujve që po përdoren si referenca, duhet të ketë të paktën dy artikuj (shkencorë) të gjendur nëpërmjet motorrëve të kërkimit për këto të fundit 4 pikë
  3. Mënyra e referimit ndaj punës së të tjerëve: citimet, referencat, formulimi i fjalive referuese 4 pikë
  4. Strukturimi i artikullit, rrjedha logjike, organizimi i  seksioneve 4 pikë
  5. Aftësitë përmbledhëse. Do vihet re sa sa keni qënë në gjendje të nxirrni në pah pjesët kryesore të artikujve të referuar dhe nxjerrja e konkluzioneve: 4 pikë
Penalizim i mundshëm: mos ndjekja e formatit të kërkuar, ndryshime në font, madhësi fontesh jo të qëndrueshme, etj: deri në -6 pikë
Comments