Njoftime‎ > ‎

#UML15 Dorëzimi i parë i projektit të kursit

posted Mar 31, 2015, 3:21 AM by Klesti Hoxha   [ updated Mar 31, 2015, 3:21 AM ]
Të gjithë studentët e kursit UML, deri më datë 5.4.2015 duhet të realizojnë dorëzimin e parë të projektit të kursit. 

Ky dorëzim duhet të përmbajë:
  • Përshkrimin përfundimtar të temës së projektit
  • Diagramën e modelit konceptual (modeli i analizës)
  • Diagramat use case
  • Shpjegime të shkurtra për diagramat (nëse nevojiten)
Dorëzimet (me email) duhet të jenë detyrimisht në një skedar të vetëm PDF.

Ky dorëzim vlerësohet me maksimumi 12 pikë.

Penalizime të mundshme:

Subjekt emaili jo korrekt: -3 pikë
Dorëzimi nuk është në një skedar të vetëm PDF: -3 pikë
Dorëzim me vonesë (për çdo ditë): -3 pikë

Punë të mbarë
Comments