Njoftime‎ > ‎

#UML15 Dorëzimi i tretë i projektit të kursit

posted Jun 2, 2015, 11:32 AM by Klesti Hoxha
Të gjithë studentët e kursit UML, deri më datë 7.6.2015 duhet të kryejnë dorëzimin e tretë të projektit të kursit. Bëni kujdes se për këtë dorëzim nuk lejohet vonesa.

Ky dorëzim duhet të përmbajë:
  • Diagramat e aktiviteteve (duhet të mbulojnë të gjithë use case)
  • 2-3 diagrama sekuence për use case kryesore të projektit tuaj. Bëni kujdes që këto diagrama të jenë të detajuara, pra të përfshijnë objekte nga diagrama e klasave
  • Diagramat e dorëzimeve të mëparshme (nëse nuk ka ndryshime, mund t'i vendosni të njëjta)
Dorëzimet duhet të jenë detyrimisht në një skedar të vetëm PDF dhe të realizohen nëpërmjet formularit të mëposhtëm.

Ky dorëzim vlerësohet me maksimumi 12 pikë.


Comments