Temat MSc‎ > ‎

Implementimi i një kompilatori për algoritme të shprehura në pseudokod

Studenti: Rando Shtishi

Abstrakt i temës:

Pseudokodi është një nga mënyrat e paraqitjes së hapave të një algoritmi nëpërmjet strukturave të thjeshta të logjikës proceduriale. Ai përdoret gjerësisht në mësimdhënien e njohurive fillestare mbi algoritmet si dhe në dokumentimin e algoritmeve të ndryshëm.

Detyra e kësaj teme është implementimi i një kompilatori që lejon ekzekutimin e programeve të thjeshta apo algoritmeve të shkruara në pseudokod. Si fillim do të përcaktohet një sintaksë e thjeshtë për shkrimin e pseudokodit duke e fokusuar në veprimet bazë të algorimeve: përcaktime ndryshoresh, vlerëdhënie, kushte logjike, cikle. Sintaksa e përcaktuar do të përfaqësohet nga një strukturë të dhënash e përshtatshme për hapat e mëpasshëm të kompilimit. Zgjidhja e ofruar do të jetë modulare, duke mundësuar interpretime alternative të këtij përfaqësimi.

Pjesë e temës është dhe ofrimi i një ndërfaqeje të thjeshtë për shkrimin dhe ekzekutimin e programeve të shkruara në pseudokod. Zhvillimi i kësaj teme do të bëhet i mundur nëpërmjet librarisë JavaCC që lehtëson ndërtimin e kompilatorëve (më saktë përkthyesve të gjuhës) në gjuhën Java.
Comments