Temat MSc‎ > ‎

Manaxhimi i rrjetave të sensorëve pa tela nëpërmjet API RESTFul

Studenti:

Frosina Thomollari

Abstrakt

Rrjetat e sensorëve pa tela (WSN) janë zakonisht një grup sensorësh të ndërlidhur që monitorojnë parametra fizike apo mjedisore. Ato janë aplikuar gjithashtu në automatizimin e shtëpive nëpërmjet pajisjeve shtëpiake që mund të komunikojnë me njëra tjetrën. Në këtë tezë duhet të dizenjohet dhe implementohet një prototopip softuerik që mundëson komunikimin me pajisjet e një rrjeti të tillë nëpërmjet një API RESTFul. Kjo do të mundësonte integrimin me lehtësi të të dhënave të tyre në aplikacione web ose mobile. Duhet të shqyrtohen pajisje të ndryshme sensorësh rreth mundësive të tyre të ndërlidhjes. Teza duhet të përmbajë propozimin e një arkitekture të përgjithshme që lejon komunikimin me pajisjet përkatëse nëpërmjet një API RESTFul. Punimi i kësaj teze përfshin gjithashtu simulimin e shkëmbimit të të dhënave me sensorët nëpërmjet API të ndërtuar. Për këtë qëllim mund të përdoret një simulues WSN.
Comments