Temat MSc‎ > ‎

Ndërtimi i një kompilatori për një gjuhë programimi mësimore për fëmijët e moshës 8-12 vjeç

Abstrakt i temës:

Në këtë temë qellimi është të arrihet ndërtimi i një kompilatori i cili do të mundësonte ndërtimin, kompilimin dhe ekzekutimin e një gjuhe programimi e cila do te jetë e bazuar mbi ato çka fëmijët mësojnë në moshat 8 deri 12 vjeç.

Kjo gjuhë do te ecë paralelisht me njohuritë qe fëmijët marrin dhe do t’u japë mundësinë atyre që të ndërtojnë algortimat e para për zgjidhje problemesh. Qëllimi kryesor i kësaj gjuhe është të afrojë fëmijët me kompjuterët në mënyren e duhur. Ajo do të mundësojë ndërtimin e një kodi të thjeshtë dhe të kuptueshëm duke patur parasysh një gramatikë shumë të strukturuar që ngjan me gjuhët e programimit që ne njohim sot.

Mezazhet e kompilatorit do të jenë të qarta dhe të thjeshta që fëmijët të kenë mundësinë të kuptojnë dhe ndreqin kodin lehtësisht. Rezultatet e ekzekutimit do të jenë të dukshme që të mund të provohet saktësia e tyre. Gjatë ndërtimit të gjuhës do të studiohet dhe dokumentohet cdo aspekt i saj në secilën prej fazave duke krijuar mundësi për zhvillim të mëtejshëm të saj.

Comments