Temat MSc‎ > ‎

Ofrimi i një shërbim ruajtje dhe menaxhimi multimediash nëpërmjet një arkitekture RESTFul

Studenti: Aurel Zefi

Abstrakt

Shërbimet web RESTFul ofrojnë nje mënyrë uniforme ndërveprimi me burime web (web resources). Ato ofrojnë një bashkësi të paracaktuar veprimesh pa gjendie nëpërmjet kërkesave standarde HTTP. Në këtë tezë duhet të shqyrtohet përshtatshmëria e arkitekturës së shërbimeve web për manipulimin e multimediave. Duhet të krijohet një prototip sistemi ruajtje dhe manipulimi multimediash. Aksesi ndaj këtij të fundit duhet të ofrohet nëpërmjet një RESTFul API. Duhet të jetë e mundur të ruhen, ndryshohen apo nxirren multimedia në formate dhe variante të ndryshme, p.sh. versioni i vogël i një imazhi (thumbnail). API e krijuar duhet t’i nënshtrohet një testimi performance duke u bazuar në qasje të raportuara në literaturë për testimin e perfomancës të RESTFul API.
Comments