Temat MSc‎ > ‎

Studimi i adoptimit të teknologjive cloud në Shqipëri nëpërmjet një modeli të adoptimit të teknologjive (TAM)

Abstrakt

Teknologjitë cloud janë tashmë një realitet i përditshëm i një pjese të mirë të sistemeve të informacionit që janë në qarkullim. Një optimizim i kujdesshëm i kostove i kombinuar me implementimin e skenarëve të pamundur me teknologjitë që nuk bazohen mbi virtualizim, i ka kthyer këto teknologji në zgjedhje të parë për implementimin e shumë sistemeve të informacionit. Megjithatë ka ende shumë çështje të hapura, si p.sh. privatësia e të dhënave.


Synimi i kësaj teme është realizimi i një studimi mbi adoptimin e këtyre teknologjive në Shqipëri duke përdor një model të adoptimit të teknologjive (TAM). Pjesë e temës është hulumtimi mbi forma te ndryshme të këtyre modeleve si dhe aplikimi konkret i një modeli të tillë në nxjerrjen e konkluzioneve përkatëse. Rezultatet duhet të përfshijnë ndërtimin e një ose disa pyetësorëve si dhe përpunimin metodik të përgjigjeve të tyre.