Studenti: Denisa Alimani Abstrakti i temës: Një mënyrë përdorimi e teknologjive NFC është shfrytëzimi i tyre për informimin e publikut në lëvizje brenda një godine ose në një qytet. P.sh. gjatë vizitimit të qëndrave tregtare mund të ofrohen informacione të ndryshme (oferta) në momentin kur i afrohesh vitrinës. Një përdorim i ngjashëm mund të ishte brenda një spitali, aeroporti, institucioni, godine shkollore apo dhe për informacione turistike gjatë vizitimit të një qyteti. Në të vërtetë mundësitë e shfrytëzimit janë të shumta. Detyra e kësaj teme është identifikimi i një mënyre konkrete përdorimi të teknologjisë NFC në Shqipëri si dhe ndërtimi i një prototipi sistemi informacioni që e shfrytëzon atë. Duhet hulumtuar për sisteme të ngjashme të raportuara në literaturë, në mënyrë që të krijohet një ide më e mirë për mundësitë e zhvillimit. Prototipi duhet të konkretizohet në një aplikacion mobile dhe të vlerësohet me përdorues. |
Temat MSc > Temat MSc të përfunduara >