Krahasimi dhe eksperimentimi me disa framework-e për automatizimin e testimit dhe integrimit të sistemeve

Studenti: Julinda Suku

Abstrakti i temës:

Testimi është një hallkë e rëndësishme e ciklit jetësor të inxhinierimit të sistemeve softuerike. Në modelin klasik të inxhinierimit të sistemeve, testimi zhvillohet në përfundim të zhvillimit. Ndërkohë shumica e proceseve moderne të inxhinierimit përfshijnë aktivitete testimi herët në kohë. Për më tepër një pjesë e tyre e konsiderojnë testimin si një aktivitet zhvillimi (integrimi). Në mënyrë që kjo të bëhet e mundur, ka lindur nevoja e përdorimit të teknikave apo mjeteve të automatizimit të proceseve të testimit. 

Detyra e kësaj teme është eksperimentimi me mjete të ndryshme automatizimi testimi apo integrimi sistemesh duke realizuar në të njëjtën kohë një krahasim të mundësive të ofruara apo rasteve të përdorimit të secilit prej tyre.
Comments