Studenti: Ingrid Belalla Abstrakti i temës: Këto funksionalitete mund të kthehen në të papërdorshme nëse nuk ofrohet një vizualizim interesant informacioni nëpërmjet ndërfaqeve të përdoruesit inteligjente. Këto ndërfaqe, të njohura dhe si adaptive ju përshtaten interesave të përdoruesve dhe vendosin fokusin tek informacioni më i rëndësishëm për përdorues të caktuar në një moment të caktuar. Detyra e kësaj teme është shfrytëzimi i teknologjive dhe standardeve të fundit (p.sh. HTML5 push notifications) për vizualizimin në kohë reale të lajmeve apo informacioneve të përmbledhura rreth personave apo fakteve të përmendura në to. Duhet të bëhet i mundur përditësimi automatik i ndërfaqes si dhe identifikimi i mënyrës më të mirë për të vizualizuar informacionet më të rëndësishme të një momenti. Pra fokusi i temës nuk është identifikimi i lajmeve, por vizualizimi i tyre nëpërmjet një ndërfaqe të posaçme. Ndërfaqja e prodhuar duhet të vlerësohet me përdorues për të shmangur prodhimin e prototipeve teorike që nuk ju drejtohen pikërisht përdoruesve potencialë. |
Temat MSc > Temat MSc të përfunduara >