Ndërtimi i një mbledhësi dhe kategorizuesi lajmesh të mediave shqiptare - Osjola Kodra

Shumica e mediave shqiptare janë tashmë prezente në internet. Një pjesë e mirë e tyre publikojnë rregullisht lajme të fushave të ndryshme në kohë reale ose në një moment të mëvonshëm (në rastin e disa gazetave). Qëllimi i kësaj teme është krijimi i një bazë të dhënash që grumbullon këto lajme të ardhura nga burime të ndryshme. Strukturimi i saj duhet të jetë i tillë që lejon një kategorizim të lajmeve (sport, art, politikë, etj.) si dhe bën të mundur hulumtime të ndryshme mbi to.

Një pjesë e mirë e ofruesve të këtyre lajmeve (mediat) ofrojnë të ashtuquajturat “burime RSS” që lehtëson ndjeshëm proçesin e grumbullimit të tyre. Megjithatë ekzistojnë dhe ofrues që nuk e ofrojnë këtë shërbim, si rrjedhojë mund të lindi nevoja që lajmi të izolohet nga të dhëna të pastrukturuara (HTML).

Në këtë temë duhet të modelohet baza e të dhënave që do ruajë informacionet e mbledhura (lajme) si dhe të zhvillohen mbledhësit e tyre. Niveli i abstragimit duhet të jetë i tillë që të lejojë shtimin e mëvonshëm me lehtësi të ofruesve të tjerë të lajmeve. Prototipi i ndërtuar duhet gjithashtu të ilustrojë disa raste përdorimi të bazës së të dhënave.
Comments