Sistem gjurmimi për objektet postare që shfrytëzon shërbime web (Web Services) - Blerina Dako

Gjurmimi i objekteve postare është një aplikim shumë i rëndësishëm biznesi pasi njohja nga klienti e vendndodhjes së dërgesës së tij rrit ndjeshëm cilësinë e shërbimit. Shërbimi postar është një shërbim që vepron në pika të shpërndara në distancë nga njëra tjetra. Aktorët kryresorë të tij janë zyrat postare, magazinat dhe postierët.

Detyra e kësaj teme është modelimi dhe ndërtimi i prototipit të një sistemi që realizon gjurmimin e objekteve postare duke shfrytëzuar shërbime web (web services). Rrjedhimisht arkitektura e tij do të jetë e orientuar ndaj këtyre shërbimeve. Ato mund të shfrytëzohen për të përditësuar vendndodhjen e dërgesës nga postierët ose aktorët e hallkave të ndërmjetme. Gjithashtu këto mund të shfrytëzohen për të ndërlidhur sistemin e këtij shërbimi postar me firma të tjera që ofrojnë këtë shërbim (p.sh në rastet kur një kompani postare ka kontraktuar një palë të tretë për të realizuar një shërbim specifik)
Comments