Zhvillimi i një prototipi sistemi menaxhimi rrjedhe punësh që shfrytëzon një platformë BPMN - Blerta Dhimitri

Shumë proçese biznesi kanë një strukturë  të qartë hapash që ndiqen për realizimin e një qëllimi konkret biznesi. BPMN është një gjuhë modelimi që përdoret pikërisht për të modeluar grafikisht hapat e një proçesi biznesi. Shpesh përdoret si urë midis analistëve të biznesit dhe atyre teknikë. Ekzistojnë disa platforma që inkurajnë përdorimin e BPMN për automatizimin e proçeseve të biznesit. Pra ndërtimin e sistemeve informatike bazuar në një përshkrim të detajuar të hapave që ndiqen për menaxhimin e një pune.

Një platformë e tillë është Bizagi PBM Suite. Qëllimi i kësaj teme është trajtimi i metodave të modelimit të proçeseve të biznesit me anë të BPMN. Gjithashtu duhet shfrytëzuar një platformë si Bizagi për krijimin e një sistemi prototip konkret me anë të kësaj metodologjie. 


Comments