Temat MSc‎ > ‎

Vënia në punë e aplikacioneve web nëpërmjet teknologjive container

Studenti:

Redon Kallaverja

Abstrakt

Teknologjitë container si Docker ofrojnë një alternativë ndaj ambienteve plotësisht të virtualizuara. Ato i izolojnë aplikacionet në një mjedis ekzekutimi të virtualizuar (container) që është i pavaruar nga aplikacionet e tjera, por lejon ndarjen e burimeve me container të tjerë. Është e mundur të automatizohet vënia në punë (deployment) e aplikacioneve web nëpërmjet skedarëve përshkrues të ambientit të ekzekutimit (p.sh. Dockerfile). Në këtë tezë duhet të ndërtohet një prototip që automatizon vënien në punë të aplikacioneve web. Duhet përdorur Docker për të automatizuar detyra të zakonshme si: krijimi i bazës së të dhënave dhe përdoruesve, shkarkimi i varësive (librari), konfigurimi i email-it, etj. Duhet të jetë e mundur që kodi i aplikacionit dhe përshkrimi i mjedisit të ekzekutimit të kryhen nëpërmjet një ndërfaqe përdoruesi (GUI).
Comments