Inxhinieri Softueri

Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Viti 3

Semestri i verës 2021

Duke konsideruar që studentët kanë tashmë njohuritë bazë në programim dhe teknologjitë e informacionit, ky kurs synon t'i njohë ata me njohuritë fillestare në lidhje me inxhinierimin e softuerit. Ai përshkruan hapat kryesore të ciklit jetësor, detaje mbi menaxhimin e projektit si dhe mbledhjen e kërkesave dhe modelimin e softuerit. Pjesë e kursit është një projekt i cili do të zhvillohet gjatë gjithë semestrit dhe synon t'i japë zgjidhje një situate reale biznesi, sociale apo akademike.

Kontakti

Ju lutem përfshini në subjektin e email-it frazën [InSw21].

Email-et që nuk përmbajnë këtë subjekt nuk do të marrin përgjigje.

Leksione

  1. Hyrje

  2. Proceset Softuerike

  3. Kerkesat Funksionale - Personas / Skenarët

  4. Planifikimi Agile + Prototipet

  5. Manaxhimi i kodit nëpërmjet GIT

  6. Testimi i përdorueshmërisë

  7. Kërkesat jo funksionale - dokumentimi i kërkesave

  8. Arkitektura e sistemeve softuerike

  9. Arkitekturat me mikroshërbime

  10. Testimi i softuerëve

  11. Prezantimi i projektit

Referenca dhe literaturë

Engineering Software Products: An Introduction to Modern Software Engineering, Ian Sommerville, Pearson, 2019

Software Engineering (9th edition), Ian Sommerville, Addison-Wesley 2010